Ibra: Ronaldo është i mirë, por Interi do ta mposhtë Unitedin

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e ka lëvduar yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, para ndeshjes kthyese e cila zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Old Trafford, por ka shtuar se skuadra zikaltër do t’i eliminojë kampionët në fuqi nga Liga e Kampionëve.
“Ronaldo është lojtar i shkëlqyeshëm dhe ai po luan shumë mirë. Ai ka fituar Topin e Artë, çmimin e Lojtarit më të mirë të vitit dhe tre trofe me klubin e tij sezonin që shkoi”. “Unë duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe do të vijë koha për ta fituar edhe Topin e Artë, por më e rëndësishmja është që të fitoj me skuadrën”. “E kemi fituar Kampionatin këto vitet e fundit dhe mendoj se ka ardhur koha që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”. “Manchester United është një skuadër e fuqishme, por e tillë është edhe Interi. Nëse dëshirojmë ta fitojmë trofeun, atëherë duhet t’i fitojmë ndeshjet e këtilla”. “Nëse jemi kompakt dhe të fokusuar atëherë nuk do ta kemi të vështirë. Duhet të luajmë më mirë dhe të kemi më shumë besim, duke mos gabuar”, ka përfunduar suedezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...