Interi do të ishte në vendin e katërt pa ndihmën e gjyqtarëve

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Sipas një studimi në Itali, tabela do të dukej më ndryshe po të mos kishte pasur gabime të gjyqtarëve.
Në Serie A sërish ka plasur çështja e ‘gabimeve të gjyqtarëve’ si rezultat i barazimit të fundit ndërmjet Interit dhe Romës, ku është akorduar një penallti e pa qenë në dëm të Giallorossëve. Në bazë të një mbikëqyrjeje të realizuar nga “Observations on Arbitration Errors” në bashkëpunim me “Adiconsum”, që nga fillimi i sezonit 2008/2009, 171 pikë do të ishin të riaranzhuara po të mos bëheshin 163 gabime të vërtetuara deri më tani. Në mënyrë hipotetike, Milani vendoset në pozitën e parë me 53 pikë, ndërsa Fiorentina do të ishte në vendin e dytë me 51 pikë. Ndërkohë, Jventusi do ta kishte zënë vendin e tretë pasi ka pasur disa gabime të vogla në favor të tyre, derisa Interi do të ishte në vendin e katër me 11 pikë më pak saqë ka tani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...