Sampdoria afër finales së Kupës

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Sampdorias ka shënuar fitore në përballjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia kundër Interit.
Takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë i zhvilluar të mërkurën mbrëma, ndërmjet Sampdorias dhe Interit në Stadio Ferraris, ka përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase. Golin e parë për vendasit e shënoi Antonio Cassano që në minutat e para të ndeshjes (9’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë Sampdoria shënoi edhe dy herë me anë të Giampaolo Pazzinit (30’ dhe 42’) duke trefishuar rezultatin, ndërsa ky rezultoi të ishte edhe rezultati i fundit i ndeshjes. Deri në fund të takimit zikaltrit nuk arritën të shënojnë as edhe golin e nderit në këtë përballje, duke ia vështirësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...