Manchester City kërkon Zaraten

dardanmiftari | Sunday, March 22, 2009 | 0 Komente

Klubi i pasur i Premierligës, Manchester City, vazhdon të mbetet i interesuar në sulmuesin e Lazios, Mauro Zarate.
Zarate është në huazim tek Lazio nga klubi i Katari,t Al-Sadd, dhe agjenti i tij Jose Alberti thotë se City mund të përpiqet të marrë shërbimet e argjentinasit edhe gjatë verës. “City u interesuar për Zaraten edhe në janar dhe klubi më i pasur i bëtë mund të provojë sërish këtë verë”, thotë Alberti. “Lazio ka sjellë një talent të veçantë në Itali, që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane dhe gjatë dimrit City ishte i gatshëm ta transferojë atë me një ofertë të bujshme”, ka thënë agjenti i tij Jose Alberti. “Lazio, në anën tjetër mund të jetë e qetë pasi kanë marrëveshje me Al-Sadd dhe e kanë lojtarin në duar”, ka shtuar më tej agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...