Valladolidi kundërshtar i lehtë për Sevillan

dardanmiftari | Sunday, March 22, 2009 | 0 Komente

Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore të lehtë kundër Valladolidit në Sanchez Pizjuan me rezultat 4-1.
Njeriu i ndeshjes në këtë përballje ishte sulmuesi Frederic Kanoute, i cili shënoi hat-trick kundër Valladolidit. Kanoute e shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes (8’), ndërsa Henok Goitom e barazoi rezultatin (22’). Pa përfunduar pjesa e parë (43’), sulmuesi i Sevillas krijoi sërish epërsinë për skuadrën e tij, dhe më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Luis Fabiano shënoi golin e tretë për andaluzianët, ndërsa lojtari i cili e filloi serinë e golave, edhe e mbylli atë, duke kompletuar hat-trickun e tij (70’). Të shtunën fitore ka shënuar edhe Villarreali duke e mposhtur Athletic Bilbaon në El Madrigal me rezultat 2-0. Golat për Villarrealin i shënuan Cazorla (68’) dhe Matias Fernandez (90’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...