NBA: Howard më i mirë se O’Neal

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Orlando Magic ka shënuar fitore prej 111-99 ndaj Phoenix Suns, gjatë një ndeshje që u karakterizua me një ballafaqim të Dwight Howard dhe Shaquille O'Neal.
Howard shënoi 21 pikë dhe tetë kërcime për vendasit, derisa O'Neal shënoi 19 pikë dhe 11 kërcime. Rashard Lewis ishte më i miri tek Magic me 29 pikë dhe 12 kërcime. Hedo Turkoglu shënoi 22 pikë. Tek Phoenix, Jason Richardson ishte më i miri me 27 pikë, ndërsa Steve Nash është rikthyer duke shënuar 20, tetë asistime dhe shtatë kërcime.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...