Rossi i kënaqur me fitoren ndaj Juventusit

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Lazios, Delio Rossi, është ndarë më se i kënaqur nga fitorja 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
“Filluam ca më të qetë dhe pranuan një gol të hershëm, dhe një tronditje. Pastaj u rikthyem në pjesën e dytë dhe mendoj se rezultati ishte ajo që ne merituam”, ka thënë Rossi. “Ne u dëshmuam, kishim posedimin më të madh dhe ishim më ngulmues. Jemi një ekip shumë teknik dhe nuk synojmë të luajmë me topa të gjatë, andaj duhet ta luajmë topin rreth e rrotull me qëllim që të ndërtojmë sulmin. Edhe nëse kishim humbur ose barazuar, do të kërkonim fitore në ndeshjen e dytë”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...