Wenger: Bendtner po e dëshmon veten si lojtar i Arsenalit

dardanmiftari | Wednesday, March 04, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i ngazëllyer me paraqitjen dhe golat e shënuar nga Nicklas Bendtner në fitoren e mbrëmshme prej 3-1 ndaj West Bromwich.
“Të dy sulmuesit ia dolën mirë. Bendtner është duke u përmirësuar nga muaji në muaj dhe Arshavin nga ndeshja në ndeshje. Ai ka qenë i pafat në përfundimet. Por ju mund ta shihni klasin e tij në fushë”, ka thënë Wenger. “Është më ndryshe kur luan për Arsenalin. Krahasoheni me lojtarët të cilët kanë luajtur pesë, gjashtë ose dhjetë vite më herët. Por duhet ta pranoni se djemtë 19-20 vjeçar (Bentner) do të jenë më mirë çdo tre muaj, gjashtë muaj. Ai sonte ka treguar se ka talent të jetë lojtar i Arsenalit”, ka shtuar francezi pas fitores së mbrëmshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...