NBA: Shaq shënuesi i pestë më i mirë i të gjitha kohërave

dardanmiftari | Sunday, March 22, 2009 | 0 Komente

Shaquille O'Neal ka shënuar 13 pikë për të ndihmuar ekipin e tij Phoenix Suns të shënojë fitore 128-96 ndaj Washington Wizards dhe për t’u bërë shënuesi i pestë më i mirë në histori në NBA-së.
O'Neal tejkaloi Moses Malone, duke u renditur i pesti me 27,411 pikë në karrierë. Ai po ashtu kontribuoi edhe me 10 kërcime në ndeshjen e të shtunës mbrëma. “Është një rezultat i mirë, por unë megjithatë vazhdoj të jem i zhgënjyer. Matematikisht kam humbur tri vite të vlefshme të ndeshjeve dhe kam humbur mbase 5 mijë gjuajtje të lira. Nëse do t’i kisha këto, do të isha ndoshta i dyti ose i treti”, ka thënë O’Neill. Jason Richardson kryesoi me 35 pikë në fitoren e Suns, derisa Steve Nash kontribuoi me 17 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...