Spalletti ndjen keqardhje pas humbjes

dardanmiftari | Sunday, March 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se rrethanat ishin kundër tyre në ndeshjen e mbrëmshme në Olimpico, ku u mposhtën 4-1 nga Juventusi.
“Vërtet jam i mërzitur nga humbja me një rezultat kaq të pastër. Shumë lojtarë janë në formë të keqe. Jam i zhgënjyer nga rezultati dhe veçanërisht ndjej keqardhje për tifozët. Djelmoshat u munduan dhe Juventusi është një kundërshtar i cili gjithmonë sjell diçka të veçantë”, ka thënë Spalletti. “Duhet ta pranojmë humbjen, që ishte e merituar, dhe t’i rikthehemi punës, pasi kemi 15 ditë për të stërvitur shumë dhe për t’i rregulluar problemet fizike. Po ashtu do të punojmë edhe në rastet taktike, të cilat shkuan keq sonte”, ka shtuar trajneri italian pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...