Adriano i pavendosur për vazhdimin e kontratës

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Adriano, ka pranuar se ende nuk është në dijeni nëse do të qëndrojë me zikaltrit në sezonin që vjen.
“Marrëveshja ime me Interin skadon në vitin 2010, ndërsa unë do të mendoj mirë nëse do ta vazhdoj kontratën ose jo”. “Kam marrëdhënie të mira me trajneri Jose Mourinho. Në shumë ndeshje të rëndësishme kam luajtur nga minuta e parë, në veçanti kundër Milanit dhe kundër Manchester Unitedit”. “Jam i lumtur për faktin se trajneri gjithmonë diskuton në lidhje me vendimet e tij për mua. Sido që të jetë, ende nuk kam vendosur nëse do të qëndroj ose do të largohem”, ka thënë braziliani për “Globoesporte”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...