Cesc, Adebayor dhe Walcott rikthehen kundër Cityt

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit Cesc Fabregas dhe dy sulmuesve, Emmanuel Adebayor dhe Theo Walcott, për ndeshjen e vikendit kundër Manchester Cityt.
Megjithatë francezi nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë të tjerë, Robin van Persie, Eduardo da Silva dhe Abu Diaby, të tre të lënduar në ndeshjet me kombëtaret e tyre. “E kemi humbur Robin van Persien. Po ashtu edhe Eduardon dhe Diabyn. Është e mundur të mungojë edhe Samir Nasri. Por Fabregas, Adebayor dhe Wolcott janë rikthyer në formacion”, ka thënë Wenger. Kapiteni i topçinjve, Cesc Fabregas, ndeshjen e fundit me Arseanlin e pati më 21 dhjetor, kur gjatë një përplasje me bashkëvendësin e tij Xabi Alonso, lëndoi ligamentet e gjurit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...