Belardi: Cesari nuk është i rangut të Buffon

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Në një intervistë për "Sky", portieri i Udineses, Emanuele Belardi, ka thënë se pavarësisht se portieri i Interit, Julio Cesar, këtë sezon ka treguar një formë të jashtëzakonshme, ai ende nuk mund ta arrijë nivelin e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.
“Mendoj se Julio Cesar ka qenë njëri nga portierët më të mirë në botë në dy sezonet e fundit, mirëpo Buffon ka qeni portieri më i mirë në botë për më shumë se një dekadë. Prandaj Cesarit i nevojiten edhe disa vite për ta arritur nivelin e Buffonit”, ka thënë Belardi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...