Mourinho krahason veten me Jezu Krishtin

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, padyshim që ka prirje që të japë deklarata kontroverse.
“Nuk më pengon nëse njerëzit më urrejnë. Madje as Jezu Krishtin nuk e kanë dashur të gjithë. Mirëpo, interistët janë të vetëdijshëm për punën që e bëj për ta”. Për më shumë, portugezi nuk ka qëndruar pa e ngacmuar rivalin kryesor për titull, Claudio Ranierin. “Unë i kam fituar 13 tituj, ndërsa për një trajner i cili nuk ka fituar asgjë (Ranieri), Superkupa e Italisë është një trofe i madh”. “Ranieri është një trajner i mirë dhe skuadra e tij po luan shumë mirë. Për këtë arsye ata gjenden shtatë pikë pas nesh dhe gara për titull ende nuk ka marrë fund”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...