Tevez: Ronaldo është prej tjetër planeti

dardanmiftari | Friday, April 03, 2009 | 1 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Carlos Tevez, e vlerëson bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë, së bashku me bashkëvendësin e tij, argjentinasin Lionel Messi.
“Ndonjëherë paraqitjet e Ronaldos janë po thuajse nga një planet tjetër. Ai është vërtet një talent i veçantë, dhe i vetmi lojtar për të cilin mendoj se është në nivelin e tij sot, është bashkëlojtari im argjentinas, Lionel Messi”, ka thënë Tevez. “Ai luan në Barcelona tash, por mendoj se ata do të mund të luanin shumë mirë së bashku. Ata janë të vetmin në futboll, të cilët vet mund ta fitojnë ndeshjen. Do të doja t’i kisha të dy në të njëjtin ekip”, ka shtuar argjentinasi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...