Ancelotti lavdron Inzaghin

dardanmiftari | Monday, April 20, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, është i ngazëllyer nga Pippo Inzaghi pas hat-trickut të shënuar në fitoren e mbrëmshme prej 5-1 ndaj Torinos, fitore që ndihmoi rosonerët të marrin vendin e dytë të tabelës së Serie A.
“Kam punuar me Inzaghin për 10 vite, nuk mund ta largoj shikimin nga ai. Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur kështu. Ai ndoshta mund të jetë 36-vjeçar, por ka një entuziazëm të fëmjës dhe ky është sekreti i tij”, ka qeshur Ancelotti.“Ky ekip ka ende për të dhënë, edhe pse paraqitjet këtë sezon kanë qenë të paqëndrueshme. Sonte treguam të dyja, rezultatin dhe një futboll të mirë, të cilin së fundi e kemi menaxhuar gjithmonë“, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...