Wenger: Arsenali do ta mposht Chelsean nëse takohemi sërish

dardanmiftari | Monday, April 20, 2009 | 0 Komente

Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale të Kupës FA, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij është i aftë të mposhtë Chelsean.
Dëshira për të marrë hak ka filluar të sillet në mëndjen e Wenger, i cili është i bindur se ekipi i tij ka fuqinë të mposhtë rivalin londinez nëse të dy ekipet eventualisht takohen në finale të Ligës së Kampionëve.“Do të doja të luajë me Chelsean sërish. Ne mund të hakmerremi pasi besoj se jemi mirë të pjekur. Ishim ca të lodhur të shtunën dhe u ndjemë ca të pafat”.“Por tashmë i kemi mposhtur ata njëherë dhe mund ta bëjmë këtë sërish, megjithëse së pari duhet të përballemi edhe më një ekip tjetër, të luajmë së pari me Manchester United”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...