Ancelotti: Liverpooli kundërshtari më i vështirë në Evropë

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, beson se Liverpooli është kundërshtari më i vështirë në Evropë.
Të kuqtë në vitin 2005 arritën të riktheheshin nga disavantazhi 3-0 për të barazuar në 3-3 ndaj Milanit, dhe për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve në penalti.Këtë sezon Liverpooli shkatërroi Real Madridin për tu kualifikuar në çerekfinale të garës më të famshme evropiane, ku do të përballet me Chelsean.“Liverpooli është kundërshtari më i vështirë në Evropë. Benitez është një trajner i madh. Ai ka një mbrojtje shumë mirë të organizuar dhe një kundërsulm perfekt. Gjithmonë jeni në rrezik kur luani kundër tyre. United janë të fuqishëm por ata ju lejojnë të luani. Liverpooli jo”, ka thënë Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...