Katër skuadra angleze kërkojnë Trezeguet

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Edhe pse presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka thënë se Bianconerët nuk janë kontaktuar nga Chelsea në për sulmuesin David Trezeguet, agjenti i francezit Antonio Caliendo ka deklaruar se e ardhmja e klientit të tij mund të jetë Kampionati anglez.
“‘Shkurorëzimi’ do t’u përshtatej të dyja palëve. David aktualisht është i përqendruar në garën për Scudetto, pasi që dëshiron që Juventusi ta arrijë Interin dhe nuk është duke menduar për asgjë tjetër”. “Megjithatë, Chelsea dhe tri skuadra tjera angleze janë të interesuara për shërbimet e tij dhe unë nuk mund të mohoj që atij do t’i pëlqente transferimi në Angli. Atij i pëlqen Liga Premier dhe do të mund ta dëshmonte veten edhe atje”. “Ne do të bisedojmë me drejtuesit e Juventusit, me të cilët kemi një raport shumë të mirë. Ata janë të njoftuar me situatën, megjithatë edhe ata aktualisht janë të përqendruar në garën për Scudetto. Ndërsa në fund të sezonit do të flasim edhe për këtë gjë”, ka thënë agjenti i Trezegol për “Tuttosport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...