Iaquinta dhe Pepe nga minuta e parë

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, i ka ndryshuar gjërat për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010 kundër Irlandës, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Bari.
Edhe pse Azzurët janë stërvitur me dyer të mbyllura dhe jashtë syrit të medias, Ansa.it njofton se trajneri italian ka bërë disa ndryshime në seancën e fundit stërvitore me qëllim që të krijojë huti te kundërshtari. I njëjti burim pohon se Simone Pepe dhe Vincenzo Iaquinta do të jenë startues, ndërsa do të mbështeten ose nga Giuseppe Rossi ose nga Giampaolo Pazzini. Një tjetër dyshim është nëse do të luajë Matteo Brighi në vend të Angelo Palombos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...