Ibrahimovic: Kthejani Scudettot Juventusit

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, kërkon nga autoritetet italiane që t’ia kthejnë Juventusit titujt të cilët iu morën si pasojë e skandalit Calciopoli.
Zonjës së Vjetër iu morën dy tituj kampionë të Italisë, si pasojë e skandalit të kurdisjes së ndeshjeve në vitin 2006. Ibrahimovic u largua nga Juventusi menjëherë pas dënimit që morën Bianconerët duke u zhvendosur në Serie B, megjithatë përkundër se luan për rivalët më të mëdhenj të Juves, suedezi pohon se Zonja e Vjetër i ka merituar ato dy Scudetto. “Buffoni ka të drejtë që kërkon kthimin e Scudettove dhe të njëjtën gjë do ta bëj edhe unë”. “Edhe pse luaj për Interin, me të drejtë them se ato Scudetto më takojnë mua dhe Juventusit. Ne kemi sakrifikuar shumë për t’i fituar ato. Nuk më intereson për gjërat tjera që ndodhën e as për Calciopolin, Juventusi i ka merituar ato trofe”, ka thënë Ibracadabra për revistën “GQ”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...