Ancelotti: Do ta respektoj kontratën

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga San Siro, duke pohuar se do t’i mbetet besnik skuadrës kuqezi.
Kohëve të fundit spekulohet se Ancelotti bën pjesë në planet e Real Madridit për sezonin e ri, mirëpo ish-trajneri i Juventusit ka mohuar largimin nga Milani. “Unë kam një marrëveshje deri në vitin 2010 dhe do ta respektoj atë”. “Qëllimi ynë është që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe të kemi një sezon shumë më të mirë se ky që po shkon”, ka thënë Ancelotti për “Sky Sport Italia”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...