Vetëm Berisha në sulm

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Përfaqësueses shqiptare, Arie Haan do të luajë ndaj Danimarkës, me të njëjtën skemë si edhe ndaj Hungarisë në Tiranë, njofton "Sporti Shqiptar".
Do të jetë vetëm një sulmues i vetëm, Besart Berisha, në vijën e parë të formacionit kuqezi, që do të ndihmohet nga Skela, organizator dhe goditës i portës nga pas, nga vija e gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërkohë që nga krahët, krosimet dhe depërtimet drejt qendrës së mbrojtjes daneze do të jenë në këmbët e Gilman Likes dhe të Klodian Duros. Në mesfushë shtohet Ervin Bulku, që së bashku me Lalën do të kenë si qëllim prishjen e manovrës sulmuese të vendasve që në startin e tyre. Kësisoj, del “jashtë loje” Hamdi Salihi, që luajti si titullar të shtunën e kaluar në “Qemal Stafa”. Mbrojtja do të përbëhet sërish me katër lojtarë, ku vendin e Canës, së pezulluar për arsye kartonësh, në qendër të prapavijës kuqezi, krah Currit, do ta zërë Armend Dallku. Ky i fundit e ka kërkuar vetë këtë pozicion, me premtimin se aty jep më të mirën. Nga krahët, në të djathtë, do vijojë të luajë Elvin Beqiri, ndërsa në të majtë, Ansi Agolli. Porta e kombëtares shqiptare do t’i besohet sërish Isli Hidit. Grupi duket i gatshëm dhe pa probleme për këtë ndeshje, me përjashtim të një dëmtimi që ka pësuar Ervin Skela. Vlonjati kuqezi është stërvitur vecmas dy ditët e fundit, por do të jetë gati për sfidën me danezët.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...