Laporta: Valdes është portieri më i mirë në botë

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë një deklaratë tepër ambicioze duke e quajtur Victor Valdesin "portieri më i mirë në botë".
“Valdes është portieri më i mirë në botë dhe ai do të marrë atë pagë që e meriton. Unë mendoj se ai dëshiron të vazhdojë të luajë për Barcelonën dhe ne do të jemi të sinqertë kur do ta caktojmë pagën të cilën e meriton dhe mendoj se do të arrijmë një marrëveshje”, është cituar Laporta nga “Marca”. Për më shumë Laporta ka shprehur dëshirën e tij që ta sjellë në Camp Nou yllin e Arsenalit, Cesc Fabregas. “Do të më pëlqente shumë që Fabregas ta vesh fanellën e Barcelonës, megjithatë i mbetet trajnerit që të vendosë nëse i duhet një lojtar si ai apo jo”, ka shtuar presidenti i Blaugranëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...