Mesfusha shqiptare në krizë

dardanmiftari | Wednesday, April 01, 2009 | 0 Komente

Dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare, Ervin Skela dhe Altin Lala, janë të dyshimtë për ndeshjen kualifikuese kundër Danimarkës, njofton "Top Channel".
Skela ka zhvilluar stërvitje individuale për shkak të një lëndimi të lehtë, ndërsa edhe kapiteni Lala është dëmtuar dhe është në dyshim që të zbresë në fushë në takimin e të mërkurës mbrëma. Duke pasur parasysh edhe mungesën e Lorik Canës, mesfusha e Përfaqësueses kuqezi do të jetë reparti më problematik, kur kihet parasysh se trajneri Arie Haan preferon të luajë me vetëm një sulmues dhe pesë mesfushorë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...