Barcelona përcjell situatën e Vucinic

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, i cili do ta zëvendësojë Samuel Eto'o-n (pasi që pritet largimi i tij në verë), ndërsa Blaugranët po qëndrojnë në pritje nëse sulmuesi Mirko Vucinic do të nënshkruajë kontratë të re me Romën.
Sipas “Corriere dello Sport”, malazezi dhe Giallorossët nuk po merren vesh për vazhdimin e kontratës, për shkak të kërkesës së lartë për pagën vjetore të Vucinic. Nëse bisedimet e agjentit, Alessandro Lucci, dhe drejtuesve të Romës dështojnë, atëherë Barcelona do të reagojë me një ofertë konkrete për ta transferuar sulmuesin në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...