Bayerni kërkon ta ruajë një pjesë të krenarisë
Bayern Munichu do të përpiqet ta shpëtojë një pjesë të krenarisë kur nesër në Alliaz Arena do ta presë Barcelonën në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët në ndeshjen e parë në Camp Nou pësuan një debakël të vërtetë, pasi pas vetëm 45 minutash humbën me rezultat bindës 4-0.“E dimë se nuk do ta fitojmë Barcelonën me katër gola epërsi, jemi të vetëdijshëm për këtë. Por do të luajmë me krenari dhe karakter dhe do t’u japin fansave një ndeshje të shkëlqyeshme të Ligës së Kampionëve”, ka thënë trajneri i ekipit gjerman, Jurgen Klinsmann.“Jemi jashtë loje për këtë garë, por dëshirojmë t’u ofrojmë fansave një lojë të bukur dhe nëse është e mundur edhe një fitore. Barcelona është ekipi më i mirë në planetë dhe nëse dëshirojmë sërish të luajmë me një ekip të tillë duhet ta fitojmë titullin. Të gjithë duam të jemi sërish kampionë”, ka thënë trajneri gjerman duke bërë të ditur se caku kryesor tash do të jetë Bundesliga.
Category: Futboll
0 Komente