Bologna shkarkon Mihajloviqin
Pas serisë së rezultateve të dobëta, ekipi i Bolognas ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin serb Sinisa Mihajloviq dhe në vend të tij ka caktuar Giuseppe Papadopulo.
Mediat italiane që mbrëmë shkruan se pozita e Mihajloviq ishte vënë në pikëpyetje pasi drejtuesit e klubit kërkuan një takim urgjent pas humbjes ndaj Sienës.Sot Bologna edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se e ka shkarkuar ish-ndihmës trajnerin e Roberto Mancinit tek Interi, pas vetëm gjashtë muajsh detyre në klub.Pas fillimit të mbarë, Mihajloviq dhe Bologna u përballën me një krizë të madhe dhe pësuan katër humbje radhazi në ndeshjet e fundit.Pasues i serbit do të jetë 61-vjeçari Papadopulo, i cili sot edhe zyrtarisht do të marrë detyrën.
Category: Futboll
0 Komente