Tenis Organizohet në Tiranë turneu i Pavarësisë

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Federata Shqiptare e Tenisit organizoi dje në kompleksin “National Sport Park” aktivitetin e Kupës së Pavarëisë, me rastin e 100-vjetorit, një turne i hapur dhe ku morën pjesë 45 tenistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Ndeshjet u zhvilluan në dy kategori, sendor dhe të rritur, ndërkohë që rivaliteti mes tenistëve pjesëmarrës ka qenë i madh. Në kategorinë senior, rivaliteti ka qenë tepër i madh, ku në ndeshjet gjysmëfinale, Rezart Cungu nga Mali i Zi mposhti 2-1 numrin 1 të Kosovës, Granit Bajraliu. Ndërsa Genajd Shypheja triumfoi pastër 2-0 me Rei Pelushin. Mjaft e bukur edhe ndeshja finale, ku 14-vjeçari Cungu dhe 18-vjeçari Shypheja dhuruan spektakël për të pranishmit, ndërkohë që nuk munguan emocionet. 

Në setin e parë tenisti i Tiranës, Genajd Shypheja triumfoi 6-3, ndërsa seti i dytë ishte më i ekuilibruar. Rezultati barazohet disa herë, deri në shifrat 5-5, por më pas Rezart Cungu “dorëzohet” dhe Shypheja fiton 7-5, duke ngritur lart kupën e turneut. Në kategorinë e të rriturve, tenisti Andrian Bleta fitoi në finale 2-1 (6-3, 3-6, 6-4) ndaj Dilaver Ymerit, në një tjetër ndeshje mjaft të fortë dhe me shumë emocione.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!