Bronzetti: Real Madrid do të transferojë Ronaldon

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Agjenti italian Enzo Bronzetti, është i bindur se kampioni i Spanjës, Real Madrid, do të arrijë të marrë shërbimet e yllit të Manchester United, Crsitiano Ronaldon.
“Ronaldo do të shkojë në Real Madrid për një shumë që do ta kalojë shifrën e 80 milionë eurove. Në Real, lojtari më i paguar tash është Raul, 6.5 milionë në vit. Për Cristiano Ronaldon ata do të paguajnë më shumë. Ai do të zhvendoset në Madrid: Po, e pohoj se kjo do të ndodhë“, ka thënë Bonzetti, i cili ka raporte të mira me Realin. Po ashtu, kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, dhe mesfushori tjetër spanjoll, ai i Liverpoolit, Xabi Alonso, janë dy emrat tjerë në listën e ngushtë të Realit, sipas agjentit italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...