Ferguson sonte tifoz i Arsenalit

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai do ta përkrahë Arsenalin në ndeshjen e sotme përballë Liverpoolit.
Një pikë e fituar nga djelmoshat e Rafael Benitez do të ishte e mjaftueshme për të dërguar Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier, edhe pse të kuqtë do të kenë dy ndeshje më shumë se djajtë e kuq.“Nuk e di se çfarë Arsene do të mendojë për ndeshjen por sido që të jetë, Arsenali gjithmonë përpiqet. Kjo është filozofia e Arsenalit, është fitues. Të dëshmojnë se mund të pëpiqen, kjo është e gjitha që mund të kërkoj”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...