Button fitues i Çmimit të Madh të Bahrejnit

dardanmiftari | Sunday, April 26, 2009 | 0 Komente

Piloti i Brawn-Mercedes, Jenson Button, ka dalë fitues në garën e katërt të këtij sezoni të Formula 1 që u mbajt në Bahrejn, duke shënuar kështu fitoren e tretë të sezonit.
Në vendin e dytë është renditur piloti i RBR-Renault, gjermani Sebastian Vettel, ndërkohë që vendin e tretë e ka zënë Jarno Trulli me Toytan e tij. Kampioni i aktual në fuqi Lewis Hamilton ka arritur të zë vendin e katërt, ndërkohë piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ka zënë vendin e gjashtë. Pas garës së Bahrainit, kampionatit të sivjetmë të Formula 1 i prin Jenson Button me 31 pikë, ndërsa skuderia e tij Brawn-Mercedes qëndron në krye të klasifikimit për konstruktorët me 50 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...