Fabregas ia siguron fitoren Arsenalit

dardanmiftari | Sunday, April 26, 2009 | 0 Komente

Një dygolësh i shënuar nga mesfushori spanjoll Cesc Fabregas, ia ka siguruar tre pikë Arsenalit, për ta mbajtur të qetë në pozitën e katërt, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.
Takimi zhvilluar të dielën në Emirates Stadium, ndërmjet Arsenalit dhe Middlesbroughut, ka përfunduar me fitoren e Topçinjve me rezultat prej 2-0. Heroi i ndeshjes për vendasit në këtë takim ishte Cesc Fabregas, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes (26’ dhe 67’), për t’i siguruar fitoren, e cila e mban Arsenalin dhjetë pikë larg Aston Villas që mban pozitën e pestë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...