Genoa humbet ndeshjen dhe vendin e katërt

dardanmiftari | Sunday, April 26, 2009 | 0 Komente

Genoa ka pësuar me rezultat 2-0 në ndeshjen në udhëtim tek ekipi në krizë, Bologna, nuk humbur edhe rastin për të rimarrë pozitën e katërt në tabelën e Serie A, e cila tash është kapluar nga Fiorentina.
Ekipi i Bolognas, që dy javë më parë shkarkoi trajnerin serb Sinisa Mihajloviq, duket se po rritjen veten nën drejtimin e trajnerit të ri, Giuseppe Papadopulo.Vendasit kryen punën që në pjesën e parë të ndeshjes. Së pari Marco di Vaio shënoi nga penaltia pas 15 minutash lojë, ndërsa pas dhjetë minutash tjera rezultatin e dyfishoi kapiteni Claudio Terzi.Genoa, që nuk arriti të gjejë portën kundërshtare pavarësisht se dominoi edhe në posedim e edhe në rastet për shënim, do të mbajë vendin e pestë me 57 pikë. Në vendin e katërt është ngritur Fiorentina me një pikë më shumë, falë tre pikëve të mbrëmshme ndaj Romës.Humbje befasuese ka pësuar edhe Lazio, që pavarësisht paraqitjeve të mira së fundi u mposht para tifozëve të vet në Olimpico nga Atalanta, me rezultat minimal 1-0.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...