Cana: Largimi i Gerets vë në dyshim qëndrimin tim

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Olympique de Marseille, Lorik Cana, ka kërkuar nga trajneri Erik Gerets që të mbetet me skuadrën franceze.
“Të punosh me një trajner si ai të bën të ndjehesh krenar, prandaj ne do të dëshironim të punojmë më gjatë me të”. “Ai ka bërë që e gjithë skuadra të përparojë, ndërsa mua më ka ndihmuar që të zhvillohem si lojtar”, ka thënë mesfushori shqiptar për “La Provence”. Gerets pritet që në fund të sezonit të largohet në drejtim të Sevillas, ndërsa Cana ka pohuar se nëse trajneri largohet, qëndrimi i tij te Marseille do të vihet në dyshim. “Fati im nuk është i lidhur me trajnerin, mirëpo largimi i tij do të ketë ndikim të madh në vendimin tim. Megjithatë, aktualisht nuk mendoj për të ardhmen time, por për punën maksimale që duhet ta bëjmë për t’u shpallur kampionë”, ka përfunduar mesfushori kosovar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...