Benayoun çon Liverpoolin në krye të tabelës

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Një gol i shënuar nga Yossi Benayoun në minutën e dytë shtesë të ndeshjes i ka dhënë tri pikë të rëndësishme Liverpoolit në përballje me Fulhamin, duke e ngritur kështu në maje të tabelës së Premierligës.
Liverpool dominoi si në raste po ashtu edhe në posedim të topit, por nuk arriti të gjejë portën e Mark Schwarzer gjatë 90 minutave të rregullta, për të shënuar fitore vetëm në kohën shtesë, rasti i tetë këtë sezon për të Kuqtë. Liverpooli preku shtyllën katër herë me anë të Andrea Dossena, Xabi Alonso dhe Fernando Torres, por asnjëri rast nuk ndryshoi rezultatin. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me ndarje pikësh, Benayoun, i cili zëvendësoi Dirk Kuyt në minutën e 75-të, dërgoi topin në rrjet për të vulosur fatin e ndeshjes. Ekipi i Rafa Benitez tash gjendet dy pikë mbi Manchester United, por edhe me dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Manchester United nesër do të mund të rimarrë kreun, kur pret në Old Trafford ekipin e Aston Villas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...