Carragher ëndërron titullin e Ligës Premier

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka deklaruar se ka dëshirë të madhe të shpallet kampion i Ligës Premier, duke u bazuar në formën e jashtëzakonshme të Redsave, të cilët i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Carragher me Liverpoolin i ka fituar Kupën UEFA, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA, ndërsa tani planifikon që koleksionit të tij t’ia bashkëngjisë edhe medaljen e Ligës Premier. “Të gjithë tifozët tanë e dëshirojnë më shumë se gjithçka këtë titull, ndërsa krejt kjo varet nga ne. Dëshira është e madhe për ta fituar, por jo vetëm për veten tënde por për të gjitha ata tifozë, për të cilët jemi në dijeni se e dëshirojnë shumë këtë trofe”. “Kam folur me Stevien për këtë gjë dhe do të mundohemi ta fitojmë. Megjithatë edhe nëse nuk shpallemi kampionë të Ligës Premier, të dy kemi pasur karriera për të cilat mund të jemi krenar”, ka thënë Carragher për “The Independent”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...