F1: Button niset nga pozita e parë në Malajzi

dardanmiftari | Saturday, April 04, 2009 | 0 Komente

Jenson Button do të niset edhe një herë nga pozita e parë, pasi ngasësi i ekipit Brawn GP pati kohën më të shpejtë në garat e sotme kualifikuese në Malaysian Grand Prix.
Ngasësi britanik i Formula 1 realizoi kohën më të mirë duke kaluar xhiron për 1 minutë e 35.181 sekonda, për të siguruar pol-pozicionin e pestë në karrierë dhe të dytin këtë sezon, një javë pasi fitoi garën për Çmimin e Madh të Australisë. Jarno Trulli do të jetë në linjën e parë të nisjes krahas Button, pasi arriti kohën e dytë më të shpejtë, duke përfunduar xhiron për 1 minutë e 35.273 sekonda. Timo Glock ka shënuar kohën e pestë më të mirë në rundin e fundit të kualifikimeve, por do të niset nga pozita e tretë me Toyotan e tij, si rezultat i penalizimeve ndaj Sebastian Vettel dhe Rubens Barrichello. Java e tmerrshme e Lewis Hamilton ka vazhduar, pasi kampioni në fuqi do të fillojë nga pozita e 12-të, pas dështimit të futet në rundin e dytë të kualifikimeve. Por befasia më e madhe ndoshta ishte Felipe Massa, i cili do të fillojë pothuajse nga fundi, pasi u rendit i 16-ti me Ferrarin e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...