Casillas: Pepe turpëroi fanellën e Realit

dardanmiftari | Wednesday, April 22, 2009 | 1 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen e mbrojtësit Pepe në ndeshjen e të martës mbrëma kundër Getafes.
Pepe bëri një veprim të pahijshëm kundër lojtarit të Getafes, Javier Casquero, me ç’rast veprimi i tij përpos kartonit të kuq i kushtoi Realit edhe me penallti, të cilën e mbrojti ‘i shenjti’ Iker. “Nuk mund të bësh gjëra të tilla derisa e mban fanellën e Real Madridit”. “Ne mund të luajmë mirë ose keq, mirëpo Madridi do të ketë gjithmonë diçka të madhe: simbolin dallues të këtij klubi. Kjo shenjë gjithmonë ofron nder dhe krenari për secilin tifoz të Realit”, ka thënë portieri spanjoll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. ♥Real Madrid♥22 April, 2009 18:02

    Kuuuu, e ka myt qat lojtar haha:A

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...