Drogba mund të mungojë kundër Liverpoolit

dardanmiftari | Monday, April 06, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është i dyshimtë për t’u paraqitur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma kundër Liverpoolit.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk luajti në ndeshjen e të shtunës kundër Newcastle United, për shkak të dëmtimit të nyjës që e kishte pësuar në stërvitje. Blutë shpresojnë që Drogba të jetë në gjendje të luajë në këtë përballje shumë të rëndësishme, e cila zhvillohet në Anfield, ndërsa trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, ka thënë se gjithçka është 50-50 për paraqitjen e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...