Eto'o: Do të qëndroj!

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Samuel Eto'o u ka thënë drejtuesve të Barcelonës se nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, por dëshiron të mbetet me Blaugranët për t’i ndihmuar skuadrës të fitojë trofe në sezonet e ardhshme.
Në qershor skadon kontrata aktuale e kamerunasit, ndërsa spekulohej se ai nuk dëshiron ta vazhdojë atë por kërkon një tjetër skuadër, derisa për shërbimet e tij janë shprehur të gatshme të investojnë skuadrat më me nam në Evropë. Mirëpo, “Sport” njofton se sulmuesi do t’i refuzojë të gjitha ofertat dhe do të qëndrojë me katalunasit, mirëpo ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën edhe për një sezon, ose për një kohë më të gjatë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...