Riera: Nëse ndalim Fabregasin, Arsenali nuk mund të luajë

dardanmiftari | Tuesday, April 21, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Liverpoolit, Albert Riera, beson se ata do të shënojnë fitore kundër Arsenalit të martën mbrëma, por me kusht që t’i lënë sa më pak hapësira Cesc Fabregasit.
Të Kuqtë medoemos duhet të shënojnë fitore në të gjitha ndeshjet e mbetura të Ligës Premier, përfshirë edhe ndeshjen kundër Topçinjve, nëse dëshirojnë ta vazhdojnë ëndrrën për t’u shpallur kampionë. “Rreziku kryesor i Arsenalit është Cesc, por ne e njohim stilin e tij të lojës dhe besojmë se mund ta ndalim atë. Dhe nëse Cesc bllokohet, Arsenali nuk mund ta shfaqë lojën e vet”, është cituar Riera nga tabloidi “The Sun”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...