Etoo: Iniesta më i miri në botë

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Samuel Eto'o shënoi golin e tij të 27-ta në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Sevillas dhe thotë se tashmë e ka arritur qëllimin e tij.
“Kam dashur ta thyej rekordin tim personal dhe tashmë e kam arritur këtë. Nga këtu, gjithë çfarë do të vijë do të jetë dhuratë”, ka thënë Eto’o.Sulmuesi kamerunas po ashtu ka gjetur fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij Andres Iniesta, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në botë së bashku me Messi.“Iniesta më ka dhënë një pasim të shkëlqyeshëm. Ai dhe Lionel Messi do të jenë ata të cilët do ta ndajnë çmimin e Topit të Artë”, ka parashikuar Eto’o.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...