Arshavin thotë se golat e shënuar ishin fat

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Mesfushori rus Andrei Arshavin thotë se katër golat e tij të shënuar për Arsenalin në përballje me Liverpoolin ishin që të gjitha të shënuara me fat.
“Ndonjëherë thjesht ndodh që çdo goditje fluturon në rrjet. Në karrierën time kam shënuar dy hat-trick por kurrë nuk kisha shënuar katër gola. Ndjehem mirë, por i zhgënjyer që nuk arritëm të marrin rezultatin që dëshiruam”, ka thënë Arshavin.“Të dy ekipet kërkonin fitoren. Ishte një ndeshje e pabesueshme. Ne dëshirojmë të fitojmë çdo ndeshje dhe të jemi sa më lartë në tabelë dhe jo në pozitën e katërt”, ka shtuar mes tjerash rusi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...