Shevchenko dëshiron të shënojë sërish

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Andriy Shevchenko, ka shënuar dy gola, së bashku me Kaka, derisa Milani shënoi fitore 5-1 në miqësohen e mbrëmshme kundër 11-shes së zgjedhur të ligës së Hungarisë.
Pas ndeshjes, e cila u ndoq nga 40 mijë fansa hungarez, Shevchenko ka deklaruar se ai dëshiron të fillojë të shënojë gola sërish për Milanin.“Të shënoj gola sërish do të jetë një gjë e bukur, por për të shënuar duhet të jesh në fushë. Të qenit shënuesi i dytë më i mirë në historinë e këtij klubi të mrekullueshëm është gjë fantastike. Gjithmonë kam dashur ta arrij këtë, por frika më e madhe është se nuk do të kem rast të luftoj për rekord tjetër”, ka thënë ukrainasi.Në listën e golashënuesve në ndeshjen e mbrëmshme u shënua edhe Ronaldinho, i cili shënoi nga penaltia, derisa në ndeshje gjatë 90 minutave u angazhuan edhe nënshkrimet e muajit janar, Felipe Mattioni dhe Thiago Silva.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...