Benitez nuk heq dorë nga titulli

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, refuzon të heqë dorë nga titulli i Ligës Premier, edhe pas barazimit 4-4 ndaj Arsenalit.
“Nëse do të mund ta mbajmë Torres në formë, do të jetë shumë më mirë, dhe mund të shihni edhe Benayoun duke shpërthyer. Dy ose tre lojtarë janë duke funksionuar mirë në sulm dhe kjo mund të jetë një diferencë e madhe”, ka thënë Benitez.“Gjithmonë kemi pasur shumë goditje dhe shumë raste, por tash shënojmë më shumë gola. Kundër Arsenalit treguam se jemi ekip i mirë me një mentalitet të mirë dhe karakter të fortë, por po ashtu mendoj se duhet të përmirësohemi”.“Është vështirë të dish se ku qëndron sfida për titullin, pasi kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme. E dimë se duhet të luajmë mirë në çdo ndeshje dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në fund. United ende duhet të luajë me Arsenalin dhe Manchester Cityn”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...