Hiddink i kënaqur nga loja e Cech

dardanmiftari | Thursday, April 23, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazëllyer të shohë portierin Petr Cech duke ruajtur portën e paprekur në barazimin e mbrëmshëm 0-0 ndaj Evertonit.
“Evertonit pati disa kundërsulme të rrezikshme dhe në këto raste dua të zgjedh një lojtar, Petr Cech. Ai bëri disa mbrojtje të mira. Në fund ai ishte shumë i guximshëm veçanërisht nëse kujtojmë lëndimin e tij (të kokës). Ai e vendosi kokën në një situatë të rrezikshme dhe pati një paraqitje të mirë”, ka thënë Hiddink.“Ai sonte tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë, siç ka bërë në të kaluarën. Por secili lojtar ka të drejtë të ketë një periudhë kur nuk është në kulmin e formës”, shton holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...