Etoo: Nuk do të largohem nga klubi më i mirë në botë

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, thotë se ai nuk ka në plan të transferohet në Angli pasi luan në klubin më të mirë në botë.
Kamerunasi ka marrëveshje me Barcelonën deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe shpesh është lidhur me një largim nga Camp Nou, veçanërisht pasi verën e kaluar nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola.“Nuk kam në plan të largohem nga klubi më i mirë në botë. Më lejoni t’u bëj një pyetje. Nëse ju do të luani në Barcelona dhe në mënyrën e lojës se si luajmë, a do të donit të shkoni në ndonjë klub tjetër?”, ka thënë Eto’o në një inversit për Daily Mail.“Sipas meje ne e kemi sulmin më të mirë në futbollin botëror. Jam i nderuar të luaj për këtë ekip me aq shumë talent. Jam i kënaqur edhe me formën time golashënuese këtë sezon”, ka shtuar mes tjerash sulmuesi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...