Kaka në Manchester United?

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Manchester United tashmë ka rënë në kontakt me agjentët e Kaka dhe kanë diskutuar për transferimin e brazilianit në Old Trafford.
Daily Mail dhe The Sun kanë shkruar se drejtuesit e United janë të gatshëm ta sjellin njëshin brazilian në radhët e veta, veçanërisht nëse Ronaldo transferohet në Real Madrid këtë verë.Të dyja gazetat shkruajnë se kontakti në mes të përfaqësuesve të United dhe agjentëve të Kaka tashmë është zhvilluar dhe ka qenë një takim pozitiv, edhe pse asgjë nuk është vendosur.Spekulohet e përfaqësues të Manchester United brenda disa javësh do të takohen edhe me drejtuesit e Milanit për të parë nivelin e dëmshpërblimit në rast të transferimit eventual.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...