Jose Bosingwa përballë Lionel Messi

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Jose Bosingwa do të startojë në pozitën e mbrojtësit të majtë në ndeshjen e sotme kundër West Hamit, ndërsa pritet që të njëjtin rol ta ketë edh enë ndeshjen në Camp Nou kundër Barcelonës.
Ashley Cole është i suspenduar për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, andaj Hiddink mendon se Bosingwa është zgjidhja më e mirë, edhe pse portugezi është mbrojtës i djathtë.“Bosingwa do të fillojë në këtë pozicion. Ditët e fundit e kemi praktikuar këtë. Kemi disa opsione, por nuk kemi zëvendësim natyral. Cili do që do të luajë kundër Messi do të ketë një detyrë shumë të vështirë. Ai është një prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë trajneri Guus Hiddink.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...